Shpërthen bombola e gazit në ballkon, familja nga Lushnja shpëton mrekullisht
Në një apartament në Lushnje ka shpërthyer një bombol gazi. Mësohet se ngjarja ka ndeshur rreth orës orës 15:30 në katin e katërt të një pallati, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Bombola e cila përdorej për gatim ishte e vendosur në aneksin e improvizuar në ballkonin e shtëpisë, ka marrë flakë, e më pas ka shpërthyer. Në këtë moment banorët e shtëpisë kanë dalë jashtë, e fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

