Shpërthen makina në ecje, vdes shqiptari në Greqi

Një shqiptar 35-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa makina me të cilën udhëtonte ka shpërthyer.

Në afërsi të aeroportit të Athinës  makina me të cilën udhëtonte ka shpërthyer, ndërsa ka mbetur e plagosur dhe një shtetase shqiptare. Mediat greke shkruajnë se viktima është një mashkull 35-vjeçar, ndërsa personi i plagosur është një femër 26-vjeçare, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Të dy po udhëtonin me makinë kur ajo shpërtheu në ecje nga një minë me sahat. Dyshimet e para të policisë janë larje hesapesh mes viktimës dhe konkurrentëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?