Shpërthen në fl@kë autoboti në një karburant në autostradë, plag@sen dy punonjës. Policia: Zjarri është shuar tërësisht

Një autobot ka shpërthyer në flakë në një pikë karburanti ”Gega Oil”, këtë të premte në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohen dy punonjës të pikës. Policia bën me dije se për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, të dy punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Autoboti me targa AA 627 IC është djegur plotësisht.

”Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P, rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

SHKARKO APP