Shpërthim eksplozivi në Shkodër, 4 persona në pranga

Policia bëri me dije se ka vënë në pranga 4 persona, pasi që mbi ta rëndojnë dyshimet se janë shkaktarët e një shpërthim të ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në Shkodër. Ngjarja kriminale e vendosur me një sasie lënde plasëse në banesën e shtetasit “H.L”, në fshatin Pentar, Njësia Administrative Dajc Shkodër, ngjarje e ndodhur sot rreth orës 02:30,  ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale janë vënë në pranga:

  1. Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
  2. Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër,
  3. Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
  4. David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar – Shkodër.
  5. E.D, 28 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Ata akuzohen për “Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”,“Trafikim të narkotikeve”,  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të veprimeve procedurale e hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 ambiente banesash të të dyshuarve.

Ku si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :

Swiss Digital Desktop Reklama
  • 334.2 kg, lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e vendosur në 17 fuçi plastike e gatshme për tregtim.
  • 2 armë gjahu, nga këto 1 (një) pa leje,
  • një automatik model 56,
  • 1 automjet autoveturë e tipit BMW, me targë DJ 707 VE,
  • 2 aparate celulare.

Është ushtruar kontroll ne zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç-  Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike kanabis sativa dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur. Policia bën me dije se vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

13933094_10208518038262160_2012774219_n

13898364_10208518038342162_262929936_o

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?