Shpërthim i fortë me lëndë plasëse në Golem

 

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ndërtesë në Golem.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një shpërthim të ndodhur në katin e pestë të një pallati.

Pronarët e banesës jetojnë jashtë Shqipërisë dhe ende nuk dihen arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në këtë ndërtesë.

Nga shpërthimi nuk ka pasur as të lënduar dhe as viktima pasi ngjarja ka ndodhur në zonën e rezidencave verore të pushimit.

Ndërkohë sipas informacioneve lënda plasëse ishte e vendosur në kangjellat e derës së apartamentit dhe shpërthimi nuk ka qenë i telekomanduar por ka qenë shpërthim me fitil.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje nga ku ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP