Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 1 vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën që të çojnë në sheshin Taksim në Stamboll. Kryeprokuroria publike e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin dhe se për ngjarjen janë caktuar 5 prokurorë publikë.

Nga ana tjetër, Gjykata Penale e Paqes e Stambollit njoftoi se për shpërthimin ishte vendosur ndalim transmetimi. Autoritetet turke ende nuk e kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit apo numrin e të plagosurve, por sipas mediave bëhet fjalë për një të vdekur dhe 11 të plagosur.

Shërbimet e urgjencës u panë duke nxituar në zonën Taksim të qytetit. Rruga është e populluar me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?