Shpërthim me lëndë plasëse në katin e dytë të një pallati në Tiranë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën e Porcelanit, dyshohet në katin e dytë të një pallati.
Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur rrethanat.
Nga dyshimet e para mendohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, ndërsa policia pritet të dalë në orët në vijim me një reagim zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

