I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 03:45, dyshohet se një sasi e vogël eksplozivi është vendosur pranë derës hyrëse të një lokali në pronësi të shtetasit A. S.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por janë regjistruar dëme materiale në ambientet e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?