Shpërthim me tritol artizanal në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tentativë arratisjeje ose…

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në burgun e Fushë-Krujës mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, ndërsa dyshohet se është tentuar të dëmtohet gjeneratori, i cili ndodhet në këtë burg.

Lënda plasëse ka qenë artizanale.

Nga shpërthimi i tritolit me nitrat nuk ka pasur persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa dyshohet se sulmi me tritol ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë raportohet se puna në burgun e Fushë Krujës vijon normalisht.

Njoftimi:

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e IEVP Fushë-Krujë është dëgjuar një shpërthim brenda rrethimit. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar strukturat përkatëse: Policinë e Shtetit, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë.

Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale.

Grupet hetimore ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?