Shpërthim me tritol në Laç, lënda plasëse vendoset në derën e një dyqani
Aktualitet E Diel, 10 Maj 2026 10:46
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit, në një dyqan që ndodhet në një kompleks shërbimesh.
Rreth orës 03:00, në qepenin e derës së biznesit ka shpërthyer një sasi tritoli, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Kurbinit dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Po
93 (0.9%)
Jo
10076 (99.1%)
Vota totale: 10169

