Shpërthim me tritol në Theth, policia vë në pranga brenda 3 orësh të dyshuarin
Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një hotel në Theth. Nga informacionet e para mësohet se shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 minuta. Një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke u afruar në këmbë dhe vendos lëndën plasëse. Më pas ai është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.