Shpërthim me tritol te “Myslym Shyri”, hidhet në erë makina e avokatit të njohur

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.

Dyshohet se automjetit i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia njofton se mjeti është në pronësi të bashkëshortes së Beqirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?