Shpërthim në Aeroportin e Stambollit. 28 të vdekur, 60 të plagosur (VIDEO)

 

Dy shpërthime kamikaze dhe të shtëna me armë zjarri kanë lënë 28 të vrarë dhe 60 të plagosur në aeroportin turk. Ministria e Brendshme turke ka konfirmuar se dy shpërthime janë dëgjuar në qendër ndërkombëtare. Viktima të shumta janë raportuar, me të paktën 60 persona të plagosur. Ka raporte që janë 28 persona të vrarë në sulmin e papritur. Foto pikëlluese nga skena tregojnë njerëz të shtrirë në tokë.

Zyrtarët turq kanë thënë se ishte një sulm i përbashkët vetëvrasës, me dy sulmuesit e dyshuara. Armë zjarri ishte raportohet që ishte dëgjuar nga vendi i ngjarjes, ku dëshmitarët pretendojnë se erdhi nga zona e parkingut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet që policia ka gjuajtur disa herë ndaj sulmueseve, dhe disa oficerë të tjerë të policisë kanë mbetur të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se në aeroport ka me dhjetëra të plagosur. Gjithçka ka ndodhur në parkingun e aeroportit “Ataturk” të Stambollit.

Dyshimet e para flasin për sulme kamikazësh dhe sulm me armë. Ministri i Drejtësisë së Turqisë,  Bekir Bozdag tha se dy persona janë hedhur erë duke shkaktuar pjesën më të madhe të viktimave.

Ndërkohë në videot e plublikaura në rrjetet sociale shihet qartë se ka të shtëna armësh. Gjithashtu, fotot tregojnë edhe një automatik Kallashnikov që është lënë në aeroport nga atentatorët.

https://www.facebook.com/cnnturk/videos/10157224646700106/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?