Shpërthim në Lezhë, i vendoset eksploziv banesës së emigrantit (Emri)

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Albert Hasani, aktualisht emigrant në Belgjikë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga hetimet e policisë mësohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Hasanit, e cila ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke shkaktuar panik tek fqinjët e banorët e fshatit Zejmen. Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia e Lezhës po heton për identifikimin e autorëve. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?