Shpërthimet, BE: Forcat politike të bashkohen për të nxjerrë autorët para drejtësisë

Tronditjet me tritol mëngjesin e sotëm janë dënuar edhe nga Bashkimi Europian. Në një njoftim për mediat Delegacioni i BE në Shqipëri i ka bërë apel politikës shqiptare që të bashkohet për të nxjerrë autorët para drejtësisë.

Po ashtu, BE-j ka shprehur mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor pa kompromise.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është i tronditur nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjeratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë”, citon zyra e BE në Tiranë.

SHKARKO APP