Shpërthimet me tritol, 22 të shoqëruar deri tani, autori drejt identifikimit

Pas shpërthimeve me tritol që prekën edhe familjarë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve.  Plot 22 persona janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës për 2 shpërthime të njëpasnjëshme me eksploziv, të ndodhura në kryeqytet, në orët e para të 10 shkurtit. Nga këto persona që janë shoqëruar, njëri prej tyre mendohet dhe ka dyshime të forta se mund të ketë lidhje me këto shpërthime. Shpërthimet e tritolit tronditën Tiranën ndërsa dështoi një tentativë e tretë për të shpërthyer një sasi tjetër tritoli pranë një stacioni autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ngjarja e parë me eksploziv ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” pranë QSUT, ku objektiv ishte farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit, babai i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pas shpërthimit në ambientet e farmacisë, policia ka marrë në mbrojtje familjen e Bashkim Tahirit. Shpërthimi i dytë u shënua në shtëpinë e ish shefit të komisariatit nr.3 të Tiranës, Alfred Numani, pranë rrugës “Arben Minga”. Tentativë e tretë për të shpërthyer një sasi tjetër tritoli pranë një stacioni autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” por nuk ka ndodhur. Vetëm disa metra më lartë në drejtim të fakultetit inxhienerik, banojnë familjarë të ryeministrit Rama, e ëma Aneta dhe vëllai Olsi. Pas këtyre ngjarjeve grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve kanë mundur të fiksojnë pamjet e vendosjes së lëndëve eksplozive. Ditën e djeshme Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim me kryetarin e SHISH, Visho Ajazi dhe Kryeprokurorin, Adriatik Llalla, mbi ngjarjet e fundit, duke i cilësuar ato si akte terroriste.

SHKARKO APP