Shpërthimet, Tahiri: Kemi mbështetjen e FBI, hetimet në rrugë të mbarë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se hetimet për rastet e shpërthimeve me tritol janë në rrugë të mbarë dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.

Po ashtu Tahiri u shpreh se ka mbështetjen e plotë të FBI për zbardhjen e ngjarjeve kriminale

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Tahiri u shpreh se edhe pse fenomene të tilla kanë pasoja te besimi i publikut, siguria në vend është më e lartë nga sa ka qenë më parë:

Është normale që krimi të reagojë kundër përpjekjes tonë për ta larguar atë.

Në jemi në rrugën e duhur.

Fenomene të tilla kanë pasoja të menjëhershme në besimin e publikut, por unë ju garantoj se Shqipëria sot është një vend shumë herë më i mbrojtur nga sa ishte dje.

Jemi në rrugën e mbarë.

Policia e Shtetit është e angazhuar për t’i çuar përpara  hetimet dhe shumë shpejt do të kemi rezutate konkrete".

SHKARKO APP