Shpërthimi i gazit në Marinëz, banorëve iu thonë se janë prekur nga virozat e stinëve

 

Shpërthimet e puseve të gazit në Marinëz, kanë shkaktuar helmime massive.

Dhjetra banorë të zonës kanë përfunduar në spital.

Ata kanë shenjë helmimi, por ankohen se nuk janë marrë seriozisht nga mjekët.

Këta të fundit u thonë se kanë viroza stine dhe nuk janë helmuar.

“Nuk po na merr njeri zeriosisht.

Po na trajtojnë si objekte.

Na thonë këto nuk janë shenja helmimi, por viroza stine.

Po e kalojnë në heshtje këtë gjë, sikur çdo gjë shkon për mrekulli.

Kemi një jetë të tërë me fenole në gjak.

Na merren mendtë nga helmimi dhe nuk na beson njeri”, ka thënë një banore e zonës.

Ata i janë ankuar edhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që ka vizituar sot zonën e prekur nga shpërthimet e puseve të gazit pak ditë më parë.

SHKARKO APP