Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shpërthimi i koronavirusit, mjeku shqiptar flet për ilaçin çudibërës

Aktualitet E mërkurë, 17 Qershor 2020 10:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit”, epidemiologu Ilir Alimehmeti është ndalur te situata e krijuar nga shtimi i rasteve me koronavirus.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Epidemiologu theksoi se shtimi i rasteve të personave me koronavirus pas hapjes graduale ishte i pritshëm.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 4 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 4 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

“Është duke ndodhur ajo që prisnim, se do të ndodhte. Si fillim në momentin që ka disa masa dhe ato bien, normalisht ka edhe një rritje. Sa është kjo rritje? Është në përpjesëtim të drejtë me sa të forta dhe të gjata kanë qenë masat. Rritja gjithashtu ka të bëjë me shtimin e numrit të testeve, sot bëjmë rreth 4 apo 5 fish më shumë teste se një mars.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dje janë bërë 364 testime, ndërkohë më 24 mars kur ishte piku klinik, janë bërë 74. Por edhe ndezja e disa vatrave që ishin të parashikueshme, si fasoneritë që nuk u mbyllën, por që nuk ka lidhje me masat, po ashtu spitalet që sërish nuk kanë lidhje me masat sepse dihet që ishin të rrezikuar.

Problemi më i madh i spitaleve është që pacientët kur sëmurën brenda në spital, janë shtruar për një arsye tjetër, ato thjesht transferohen të shërbimi Covid sepse nuk mund të rrinë më në atë pavion, por nuk mund t’i çosh në shtëpi sepse janë të sëmurë. Automatikisht fryjnë numrin e pacientëve të shtruar në infektiv dhe duken si shtrime të reja. Kjo nuk është si e dhënë, pra sa prej tyre janë transferime dhe sa janë shtrime nga jashtë”, sqaroi epidemiologu.

Gjithashtu ai theksoi se duhet të tregohet kujdes ndaj personave vunerabël, pasi ata janë më të rrezikuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se ka rënë përqindja e rasteve që bëhen rëndë.

“Kur rasti është i rëndë, rëndesa është e njëjtë. Ka rënë përqindja e rasteve që bëhen rëndë. Pra, nëse shohim me 25 mars kishim 58% të rasteve aktive të shtruar në spital, ndërsa referuar ditës së djeshme kishim 8.8% të rasteve të shtruar në spital. Shumica dërrmuese e rasteve që shtuan numrin në spital, janë transferime nga repartet e tjera”, u shpreh ai.

Sa i përket shtimit të testeve epidemiologu u shpreh se testet duhet të ishin në rritje që në fillim, ndërsa shtoi se duhen tani, por edhe më vonë.

Më tej epidemiologu tha se është me rëndësi hetimi serologjik. Sipas tij shumica e rasteve janë infektime në zona që priteshin, qendra spitalore, fasoneri.

“Duhet kontroll më i lartë, mos prisni që një mjek të ndryshojë spitalin, nuk e bën dot, as një pacient nuk e bën dot. Duhet një ndërhyrje qendrorë për të rregulluar këto vatra. Spitali ka edhe një efekt tjetër që është ai i mbledhjes, që do të thotë se kur pacientët, vizitorët dalin nga spitali, si rasti i Gjirokastrës që nuk kishte asnjë rast, pacientët e parë nga QSUT çuan për herë të parë virusin në atë qytet. Kemi rastin e Matit, Beratit apo Lushnjes. E mbledh QSUT, sepse i shërben gjithë kombit, dhe duhet të kemi kujdes këtë element.

Ne e dimë që virusi ndodhet aty, dimë edhe që në shumë raste virusi është asimptomatik dhe nuk e gjejmë dot. E vetmja mënyrë është analiza. Për ta zhdukur duhet të testohen që të gjithë. Ata që ndodhen brenda në QSUT, mjek, infermierë, roje, pacientë, administratë… Në mënyrë që pozitivët të izolohen në shtëpi apo spital, sipas nevojës shëndetësore, në mënyrë që të rikthehet gjendja “sterile” e këtyre pavioneve”, tha më tej epidemiologu.

Ai gjithashtu shtoi se në njëfarë mënyre mjekët janë lënë të ekspozuar. “Virusi në shumë raste është simptomatik dhe për këtë duhet të bëhen testime të personelit shëndetësor”, u shpreh ai.

Epidemiologu u ndal të ilaçi që po studiohen për të parandaluar koronavirusin.

“Me një dozë minimale 6 miligram jep 33% ulje të mortalitetit tek të intubuarit dhe 25 % ulje të mortalitetit tek ata që janë në terapi intensive, por jo të intubuar. Një e dhënë madhore. ‘Dexametasoni’ është kortizonik shumë i njohur dhe gjendet gjerësisht i gjendur në Shqipëri. Ky është një medikament i kudondodhur nuk është diçka e re. Ky është trajtimi i parë për ata që janë rëndë, dhe udhëzimin duhet ta bëjë patjetër mjeku.

Mendoj që janë shumë e më shumë raste pozitive në popullatë, por çështja janë ti gjejmë. E para është lajm i keq sepse nuk e dinë që janë pozitiv dhe bëjnë transmetimin, kemi frikë për popullatën vunerabël. Lajmi i mirë është që nuk kanë nevojë për spital.

Dhe tjetra tregon që vdekshmëria nuk është e lartë. Dhe si rrjedhojë pasoja e kësaj sëmundjeje qenkan më të ulëta sesa u hipotekuan. Është më shumë se gripi i zakonshëm.

Në asnjë vend të botës hetimi epidemiologjik nuk ia ka dalë mbanë, as të zhukë rastet dhe as të tregojë sa është niveli i vërtetë i mortalitetit, është hetimi serologjik ai që tregon të vërtetën”, tha më tej epidemiologu.

Etiketat e lidhura

epidemiologuilacikoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.