Shpërthimi i Marinzës, dy gra me helmim nga gazi

 

Shpërthimi i ndodhur në puset e naftës në Marinzë pak ditë më parë ka nisur të japë efektet negative në shëndetin e banorëve.

Siç raportohet dy gra janë shtruar në spital për shkak të helmimit nga gazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Entela Nushi 39 vjeç dhe Eglantina Nushi 38 vjeç janë shtruar në spitalin e Fierit për shkak të helmimit nga gazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy gratë kanë pasur shenja të tharjes së fytit, marrje mendsh dhe të vjella.

Këto janë rastet e para të helmimit ndërkohë që uji në këtë zonë është shpallur i papijshëm dhe ajri ka një ngarkesë të lartë gazi.

Prokuroria ka nisur ndërkohë një hetim ndja Bakers për shkelje të rregullave të kërkimit të naftës si dhe shkelje të pezullimit të punimeve që u ishte vendosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?