Shpërthimi i Velipojës, vdes nga plagët edhe i biri i pronarit, Hektor Zenuni

Thellohet tragjedia për familjen e biznesmenit Zenunaj i cili humbi jetën pas shpërthimit të gazit në Velipojë.

Edhe djali i tij Hektor Zenuni nuk ka mundur të mbijetojë. Megjithëse u dergua në Turqi për mjekim të specializuar 33-vjeçari nuk arriti që t’i bëjë ballë plagëve të marra nga shpërthimi në restorant “Il Cavaliero” në Velipojë pak ditë më parë në pronësi të babait të tij.

33-vjeçari që u fut në depon e nëndheshme për të shpëtuar babain e tij, pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe gjoks, dhe po kështu djegie të shkallës së dytë dhe të tretë pësoi edhe babai i tij, Besnik Zejnuni, pronari i resortit. Të dy u nisën me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë, por Besniku ndërroi jetë pas 36 orësh nga ngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Hektori u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, duket se edhe ai nuk ka mundur të qëndrojë në jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?