Shpërthimi në ish-Bllok, humb jetën gruaja 43-vjeçare

43-vjeçarja Alma Pirra ka humbur jetën. Që nga data 15 korrik, ajo ndodhej në gjendje të rëndë për jetën në QSUT, në repartin e djegie-plastikës. Gruaja ishte pronare e argjendarisë në ish-bllok, në të cilën shpërtheu një bombol gazi. Veç saj të plagosur mbetën dhe tre persona të tjerë.

Sipas ekspertëve mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga ngopja e bodrumit të argjendari me gaz.  Rrjedhja e gazit u provokua nga një shkëndijë elektrike, duke aktivizuar edhe shpërthimin e fuqishëm.

Bombolat ishin mbushura me gaz teknin, që njihet për fuqinë shkrirëse të metalit dhe propan, që merret me përpunimin e floririt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga shkeljet e vërejtura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është fakti se, bombolat e gazit ishin në bodrum dhe në ambient të mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet nëse argjendaria ka qenë e pajisur me licencë për përpunimin e floririt dhe nëse, ISHTI kishte kryer kontrollin teknik periodik të biznesit që është në pronësi të shtetasit Sokol Pirra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?