Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi që kryente punimet

Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur në kapanonin në ndërtim në Lushnje ku më 1 mars ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Në pranga ka rënë sipërmarrësi që do kryente punimet, L. Gjini.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda’ informoi sot policia e Fierit.

SHKARKO APP