Shpërthimi në Marinzë, Koka: Fajin e ka Berisha

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shkuar sot në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Edhe pse një javë me vonesë, ministri Koka ka takuar banorët ku fajtorë të situatës së rëndë ka bërë sërish ish kryeministrin Berisha.  Koka ka dëgjuar ankesat dhe kërkesat e banorëve të cilët kanë deklaruar se nuk janë të sigurt, por ministri ju tha se: “Fajtor për situatën është Berisha”. Ndërsa banorët e Marinzës kanë kërkuar të shpërngulen nga fshati dhe kanë kërkuar për këtë qëllim tu ndërtohet një pallat. “Duhet të shpërngulemi që këtu. Na ndërtoni një pallat ku të jetojmë pasi këtu nuk jemi më të sigurt, jeta jonë është e rrezikuar. Çdo ditë po përballemi me probleme shëndetësore. Toka është dëmtuar”, i kanë thënë banorët  Ministrit të Mjedisit.

SHKARKO APP