Shpërthimi në qendër të Velipojës, 4 të lënduar, dy sillen në Tiranë
Panik në zonën e plazhit në Velipojë. Flakët kanë shpërthyer në një lokal në brendësi të kompleksit “Fishta” duke shkaktuar 4 të plagosur rëndë ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00.
Fotot e mbërritura në redaksinë e Koha Jone treguan tymin e madh mbi kompleksin “Fishta”, një prej komplekseve më të mëdha banimi dhe frekuentimi në Velipojë.
Ndërsa pamjet pas shuarjes së flakëve tregojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar. “Kemi pare tmerr me sy” thotë një pushues nga Kosova.
Flitet për shpërthimin e një bombole gazi.
Mes 4 të plagosurve janë dhe pronari i lokalit, Besnik Zenuni, i cili së bashku me një tjetër person identiteti i të cilit nuk dihet janë nisur drejt Tiranës me helikopter.
Ata kanë djegie në shkallë të rëndë dhe do marrin mjekimin e duhur. Ndërsa disa persona të tjerë kanë marrë mjekim në qendrën klinike të Velipojës.
Pronari i lokalit është persoi që ka marrë plagë më të rënda.

