Shpërthimi në Velipojë, infermierja rrëfen tmerrin: I plagosuri ishte i djegur komplet, u shokova

Infermierja Vjollca Voci ka rrëfyer tmerrin e përjetuar ditën e djeshme, teksa mbeti e asfiksuar gjatë ndërhyrjes në lokalin që u përfshi nga flakët në Velipojë. Ajo tregon për :BË” gjithçka ndodhi ditën e djeshme, që nga momenti kur mbërriti në vendin e ngjarjes.

“Kur mbërritëm atje pamja ishte, njerëz te terrorizuar, familjarë që s’dinin nga të shkonin. Ishte e vështirë të hyje brenda. Pashë dy të djegurit dhe tentova të hyja.
Njeri ishte komplet i djegur, djali më thoshte ‘më shpëto mos të vdes’. Njeri nuk hynte brenda. Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë. Momentin që hyra brenda ka qenë tym e jemi asfiksuar. Të gjithë donim të hynim për të shpëtuar por flaka e madhe na goditi. Kur transportuam të sëmurët isha në gjendje të rëndë”, tregon Vjollca.
Më tej, ajo rrëfen momentin e tmerrshëm, kur ka nxjerrë jashtë dy fëmijë dhe një burrë dhe më pas ka rënë në gjendje shoku.
“Dëgjoja flakë edhe kërcitje dhe thyerje xhamash. Bombolat shpërthenin, njerëzit të frikësuar. Pavarësisht rrezikut donim vetëm të shpëtonim jetë njerëzish. Ishte shumë e vështirë të hyje brenda lokalit…Iu afrova të plagosurit, ishte i djegur komplet. Djali me tha motër më shpëto jetën. Momentin që hyra brenda ka qenë tym, u asfiksuam. Nxorëm 2 fëmijë me një burrë jashtë. Flaka e madhe na goditi, dhe më lodhi. Rashë në gjendje shoku. Por edhe pse kam rreziku jetën nuk ka problem”, thotë Vjollca, ende shumë e tronditur nga ajo që ka parë me sytë e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në kompleksin “Fishta” në Velipojë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një depozitë e madhe në bodrum u plagoën disa persona. Katër persona mbetën të djegur dhe 3 prej tyre, babë e bir Besnik dhe Hektor Zenunaj, si dhe 19-vjeccarja Saida Spahija ndodhen në Tiranë, në QSUT për mjekim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?