Shpërthimi në Velipojë, pronari i lokalit dhe i biri në gjëndje të rëndë

Në QSUT në repartin e djegie plastikës kanë mbërritur me helikopter dy prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës në lokalin që ndodhi në qendër të Velipojës.

I pari që mbërriti ishte pronari i lokalit, Besnik Zenuni, dhe më pas mbërriti dhe i plagosuri i dytë.

Pacienti i dytë që ka mbërritur është Hektor Zenuni,  33 vjeç

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti raporton se një person i tretë pritet të mbërrijë në Tiranë me ambulancë, dhe jo me helikopter, për shkak se gjëndja shëndetësore e pacientit është më e qëndrueshme se e dy të parëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo duhet të jetë Saida Spahija 19 vjeç.

Duke iu referuar burimeve nga spitali gazetarja informon se të plagosurit kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në gati 40 % të trupit. Plagë djegieje kanë në fytyrë, kraharor dhe krahë

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?