Shpërthimi në Vlorë, eksplozivi në pjesën e jashtme të lokalit, pamjet nga vendi i ngjarjes
Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të jetë tritol, është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë. Gazetarja Afrovita Hysaj ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet dëmtimi në pjesën e jashtme të lokalit.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e lokalit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.
Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Vlorës, së bashku me grupin e ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

