Shpërthimi, policia merr në mbrojtje prindërit e ministrit

Atentati me eksploziv ndaj farmacisë së Bashkim dhe Luiza Tahirit, prindërve të Ministrit të Brendshë m Saimir Tahiri, ka bërë që policia e Shtetit të vendosë mbrojtje ndaj tyre. 

Tre ngjarjet, të konsideruara si akte terroriste kanë ngritur më këmbë Policinë e Shtetit, e cila po zbaton një plan masash për të identifikuar çdo person të dyshimtë.

Lidhur me shpërthimin e ndodhur në farmacinë e familjes Tahiri, janë marrë në pyetje disa persona, kryesisht dëshmitarë, si taksistë dhe infermierë të Spitalit numër 5, të cilët mund të kenë parë diçka të dyshimtë para apo pas ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?