Shpëtim Gjika i pafajshëm edhe nga Apeli, shmang pyetjen për rikandidimin

Gjykata e Apelit konfirmon pafajësinë për Shpëtim Gjikën.

Trupi gjykues lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhënë më 27 nëntor 2014.

Kjo e fundit shpalli të pafajshëm Gjikën për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”.

“Sot foli drejtësia, isha i bindur për pafajësinë time. Jam vënë në dispozicion të drejtësisë për t’u zbardhur akuzat” tha Gjika pasi doli nga gjykata.

I pyetur për rikandidimin e tij në krye të bashkisë së Vlorës Gjika ka preferuar ti shmanget përgjigjes duke deklaruar : “Nuk është koha për politikë”.

Të pafajshëm  nga gjykata e Tiranes u shpallën edhe Gentjan Sherifaj dhe Eleni Dardha, Blerdi Liçaj. Gjithashtu urdhërohet dhe heqja e sekuestros preventive e dy pallateve.

SHKARKO APP