Shpetim Idrizi merr “tortën” nga Edi Rama. Kurse Meta spostim të ngadalshëm

 

Nikoll Lesi.

Më në fund doli ajo çka parashikuam me kohë se Shpëtim Idrizi do të kalonte me Edi Ramën, u bë fakt. U soll e u përdrodh Idrizi i çamëve dhe e firmosi pazarin me PS, sot në mesditë. Mori çka deshi, ndonëse duket sikur e bënë për parime të Çamëris. Por duket se Ilir Meta, pas konfliktit me Tom Doshin është dobësuar dhe nuk pati mundësi ta pengojë ardhjen e partisë së çameve me 6 deputetë, duke futur edhe Mesila Dodën e PD-së, e cila ka lidhje me çamët dhe do të jetë kandidatja për ministre në qeverinë Rama të paszgjedhjeve të 21 qershorit.

Edi Rama është forcuar shumë pas sherrit Doshi-Meta dhe duket se nuk pyet më për LSI-në e Metës. Fakti që firmosen atë që ziente poshtë kazanit të çameve prej muajsh (por që e pengonte Ilir Meta "kazanin çam të rakisë") tregon se PDIU-ja e Idrizit bën me PS-në e Ramës numrat 72 deputetë, pa Ilir Metën. Loje fine e Rames per te dobesuar forcen e LSI?

Duket se po vijnë kohë të vështira edhe për LSI-në e Metës, e cila u sulmua egër këto muaj nga segmente të PS-së, të cilat nuk dihet akoma nëse kishin suportin e Ramës. Problemi nuk qëndron se PDIU bëri aleancë me Edi Ramën, pasi mbetet një e drejtë e çdo partie të vendosë vetë për fatet e saj, porse kur flasin edhe për parime atëherë duhet të ngrihesh e të bërtasësh. Partia e çamëve mandatin e mori nga PD-ja dhe votat per deputetet e tjere pothuaj i mori, po nga PD-ja. Nuk është puna për të mbrojtur Berishën, pasi atij i mirë iu bë dhe prapë i bëhet më mirë, sepse ishte ai që e degjeneroi procesin e përzgjedhjes së deputetëve në vitin 2013 kur ishte majë fikut. Ai futi ne lista interesaxhinje, pazarxhinje, deputetë pa shkolle e pa dinjitet, sikurse futi edhe emra VIP. Ne thelb nuk beri perzgjedhje ndaj mori ate rezultat historik e katastrofik.

Problemi mbetet se kështu mazhoranca mund të bëjë çfarë të dojë duke patur një supermazharoncë e cila as në vendet gjysëm diktatoriale nuk është aq e madhe sa në Shqipëri. Nuk është problemi se Edi Rama do të bëjë namin duke vendosur një regjim diktatorialo-demokratik (si ne disa vende te Amerikes Latine), pasi ka shume faktorë që nuk e lënë. Është një Ambasador Amerikan me emrin Donald Lu që nuk lë asnjeri të shkelë rregullat demokratike, por frika mbetet se duke bërë një supermazhorancë interesash private mund të degjenerojë nga pak e përditë vetë sistemi i demokracisë dhe nuk ka me çfarë ti bëjë as Ambasadori Lu.

Ndaj, fakti që çamët erdhën në gjirin e Ramës nuk është një sihariq për kombin. Është një interes personal i partisë së tyre, por demokracia nuk është interes privat. Ndaj e shikoj paksa me dyshim këtë pazar, sepse duke patur edhe një PD ende të pa rinovuar e të kalçifikuar në gen nga berishizmi ka rrezik që supermazhoranca të marrë përpara çdo skalion demokracie.

Edi Rama është një kryeministër punëtor dhe pasionant, por duhet kontrolluar. Ai ka hap të madh dhe më pas, po iku larg, nuk mbahet më!

SHKARKO APP