Shpëtimi i një gruaje që ra me makinë në lumë (foto)

Një prej kompanive lider në tregun e sigurisë kibernetike ka paralajmruar se një banë kriminelësh kibernetikë mendohet të ketë siguruar deri në 1 miliardë euro nga llogari të ndryshme bankare në të gjithë botën.

Firma ruse “Kaspersky” ka bërë të ditur se banda e quajtur “Carbank”, e përbërë nga ekspertë teknologjie nga Rusia, Ukraina dhe Kina, kanë arritur të sigurojnë shumën marramendëse duke përdorur disa viruse dhe programe me anë të të cilave monitoronte dhe regjistronte aktivitetin e përdoruesve të internetit në të gjithë botën.

Rrjeti kriminal flitet se ka përfituar më shumë nga sistemet e pagesave elektronike, duke marrë llogaritë dhe fjalëkalimet e përdoruesve ndërsa ata kryenin veprimet e zakonshme online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm javën e kaluar, presidenti amerikan, Barak Obama, lëshoi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një agjencie të sigurisë kibernetike në vend, me synim inkurajimin e kompanive të ndryshme që të analizonin dhe t’i kushtonin vëmendje rrezikut të lartë nga sulmet që vinin nga interneti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?