Shpëtohen 2 persona që rrezikuan të fundoseshin me gomone në Durrës
Një gomone, me të cilën po lundronin dy turistë, ka rrezikuar fundosjen këtë mëngjes në gjirin e Durrësit.
Mjeti lundrues ka pësuar defekt në det. Rreth orës 04:00 shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar gomonen, ndërsa dy shtetasit kanë kërkuar ndihmë.
Ata janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që është tërhequr drejt portit edhe mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.
Njoftimi nga policia
Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me gomonen e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve.
Rreth orës 04:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.
Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

