Shpëtohen 4655 refugjatë në kanalin e Siçilisë, 28 të vdekur
Aktualitet Bota E Diel, 2 Maj 2021 10:06
Rojet bregdetare italiane janë angazhuar ne zhvillimin e 33 operacioneve të shpëtimit gjatë 24 orëve të fundit në brigjet italiane.
Sipas rojeve bregdetare, gjatë operacioneve janë gjetur trupat e pajetë të 28 emigrantëve në ngushticën e Siçilisë, ndërsa raportohet se janë shpëtuar 4655 të tjerë.
Sipas medieve italiane, refugjatët ndodheshin në brigjet e 27 gomoneve, 5 varkave të vogla dhe një barke, dhe të gjithë vinin nga brigjet e Libisë.
KOHA JONË SONDAZH

