Shpëtohen turistët italianë, ranë në një shpellë(VIDEO)
Gjenden pas disa orë kërkimesh dy turistë italianë që rezultonin të humbur prej dy ditësh në malin e Çikës në Himarë. Dy të rinjtë u gjetën në fshatin Tërbaç dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe rezulton se kishin humbur orientimin për tu kthyer pas piknikut në këtë mal.
Policia e Vlorës shpëton dy turistëve italianë të cilët kishin humbur rrugën në malin e Çikës në Himarë.
Sipas bluve, rreth orës 14:30 të ditës së djeshme ishin njoftuar se në një mal të Himarës ndodhen 2 turistë, shtetas italianë (për piknik), të cilët kanë humbur rrugën e orientimit për t’u kthyer.
Menjëherë, Shërbimet e Policisë së Vlorës janë organizuar për t’iu ardhur në ndihmë këtyre 2 turistëve L. R 26 vjeç, banues në Ankona dhe P. C 31 vjeç, banues në Trevizio.
Mësohet se këta dy shtetas, janë nisur për piknik më datë 30.04.2016 në drejtim të Malit të Çikës dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e Policisë.
Për gjetjen e tyre janë angazhuar shërbimet e Policisë së Vlorës, shërbime të “Delta Forcë”, “Guarda di Finanza”, të cilët kanë bashkëpunuar duke kërkuar përgjatë natës së kaluar, në kushte të vështira mes errësirës dhe reshjeve të shiut dhe mungesës së kontaktit telefonik me këta 2 shtetas pasi i’u ishin fikur telefonat.
Vetëm sot është bërë e mundur gjetja e tyre në mal, ku kishin rrëshkitur për shkak të lagështirës në një shpellë rreth 70 m e thellë dhe janë nxjerrë prej andej me ndihmën e litarëve, materiale me të cilat ishin pajisur këto shërbime për shpëtimin e tyre.
Turistët sapo kanë mbërritur në pikën më të afërt në Himarë, përpos shërbimeve të tjera po i priste edhe shërbimi mjekësor me autoambulancë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se dy turistet ishin ne gjendje te mire shendetesore dhe nuk kanë patur nevojë për trajtim mjekësor.
Ty të rinjtë italianë janë trasportuar në drejtim të Vlorës me një automjet të Konsullatës Italiane.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=h7FzGwLZRaw” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

