Shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng, Drejtori Hita vlerëson shefin e Policisë, Mariglen Koroveshaj merr gradën “Kryekomisar”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vlerësuar efektivët e DVP Fier për punën e tyre në disa operacione të rëndësishme, ndërsa i akordoi gradën “Kryekomisar” ish-shefit të Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj.

Koroveshaj u vlerësua për rolin e tij në shpëtimin e një 24-vjeçareje, e cila ishte marrë peng nga ish-i dashuri i saj pasi kishte vrarë më parë prindërit e saj.

“E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze”, u shpreh Hita, duke vlerësuar profesionalizmin, kurajën dhe përgjegjësinë e efektivit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjodhi komunikimin dhe negocimin, arriti të krijojë kontakt me autorin, të menaxhojë situatën dhe, mbi të gjitha, të mundësojë shpëtimin e vajzës”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koroveshaj do të nisë detyrën e re në strukturat e DVP Berat.

Hita vlerësoi gjithashtu efektivët për kapjen e autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil dhe të ngjarjes së rëndë në Lushnjë, ku një grua u vra dhe bashkëshorti i saj u plagos.

“Rezultati ishte produkt i punës në grup, i koordinimit dhe i profesionalizmit të punonjësve të Policisë”, deklaroi Hita.

Në shenjë vlerësimi, efektivët e angazhuar në këto operacione do të shpërblehen me nga një pagë mujore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?