Shpëtoi nga tërmeti, Manastirliu: Kejda nën kujdesin e stafit mjekësor
Kejda ka shpëtuar për mrekulli nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe po vijon të ndiqet nga stafi shëndetësor në Mamurras. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte të enjten në Urgjencën e re të përkohshme të Mamurrasit, ku po zhvendoset shërbimi 24 orësh, pas dëmtimit të qendrës shëndetësore. Manastirliu tha se Kejda ka shpëtuar për mrekulli nga tërmeti i 26 nëntorit por vijon të ndiqet nga stafi mjekësor i qendrës shëndetësore 24 orëshe të Mamurrasit, deri në shërimin e plotë”. Nga ana tjetër, ajo theksoi se kujdesi shëndetësor do të vazhdojë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, siç është rasti i urgjencës 24-orëshe të Mamurrasit, ku në kohë rekord qendra shëndetësore e dëmtuar nga tërmeti, është transferuar në një ambient të përshtatshëm, pa e ndalur punën për ofrimin e shërbimit për qytetarët.