Shpëton 16-vjeçarja nga Fieri, policia arreston përndjekësin

Emisioni “Piranjat”, këtë të martë ka sjellë një rast që ndodh rëndom në Shqipërinë tonë të vogël, ku përndjekja shpesh kthehet në makth për vajzat dhe gratë. Emisioni i shpëtoi  jetën një 16-vjeçareje nga Fieri, e cila përndiqej dhe kërcënohej vazhdimisht nga Arturi, 37-vjeç.

16-vjeçarja ka rrëfyer se ajo ndihet gjatë gjithë kohës e frikësuar, pasi Arturi e ndjek në çdo hap, madje shpesh e kërcënon se do t’i bëjë publike dhe videot, si dhe shpesh ka bërë edhe skandale para familjarëve të saj.

Policia arrestoi në flagrancë 37-vjeçarin, i cili pranon se ka folur me vajzën, por refuzon se e ka kërcënuar atë, edhe pse të gjithë e shohin dhe i lexojnë mesazhet kërcënuese.

SHKARKO APP