Emisioni “Piranjat”, këtë të martë ka sjellë një rast që ndodh rëndom në Shqipërinë tonë të vogël, ku përndjekja shpesh kthehet në makth për vajzat dhe gratë. Emisioni i shpëtoi jetën një 16-vjeçareje nga Fieri, e cila përndiqej dhe kërcënohej vazhdimisht nga Arturi, 37-vjeç.
16-vjeçarja ka rrëfyer se ajo ndihet gjatë gjithë kohës e frikësuar, pasi Arturi e ndjek në çdo hap, madje shpesh e kërcënon se do t’i bëjë publike dhe videot, si dhe shpesh ka bërë edhe skandale para familjarëve të saj.
Policia arrestoi në flagrancë 37-vjeçarin, i cili pranon se ka folur me vajzën, por refuzon se e ka kërcënuar atë, edhe pse të gjithë e shohin dhe i lexojnë mesazhet kërcënuese.
