Shpëtuan Dajtin nga burgu përjetë, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtarëve

SPAK kërkon pushimin për të dytën herë të çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta ishin tre gjyqtarët që firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtit. Ata argumentuar se sipas ligjit i takon. Gjykata herën e parë caktoi ca veprime shtesë që janë kryer.

Asnjë veprim nuk solli prova për korrupsion. Vendimmarrjen e gjyqtareve nuk e vlerëson dot prokuroria, është e drejte apo jo, por vetëm Gjykata e Lartë.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Me vendimin e Apelit, të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm pasi dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.

SHKARKO APP