Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shpikja e Këpucëve”, botohet libri i dytë në anglisht i poetit Ndrek Gjini

Aktualitet E mërkurë, 30 Shtator 2020 14:16
“Shpikja e Këpucëve”, botohet libri i dytë në anglisht i poetit Ndrek Gjini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kujtim Morina

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Nga shkrimtarët shqiptarë që shkruajnë në gjuhët e vendeve ku kanë emigruar pas fillimit të viteve ’90, mendoj se mund të shtohet edhe Ndrek Gjini. Këtë vit u botua libri i tij i dytë me poezi në anglisht, “The Invention of Shoes” (Shpikja e Këpucëve) me mbështetjen e Galway Academic Press në Irlandë. Libri i tij i parë në anglisht, “The Death of Night” (Vdekja e Natës) është botuar në vitin 2011 në fakt nga një shtëpi botuese shqiptare, EMAL, por që ka qarkulluar vazhdimisht tek kolegët anglishtfolës të autorit dhe një pjesë e lexuesve shqiptarë.
Poezia e botuar në anglisht e Ndrek Gjinit përbën një ridimensionim të poezisë që autori ka shkruar e botuar më parë në shqip në disa libra të mëparshëm. Ai ka një përvojë mbi 10 vjeçare si gazetar në Shqipëri, ka emigruar në Irlandë më 2002 ku ka ndjekur një bachelor për studimet e trashëgimisë e pasuar nga një Master për të Mësuarit Krijues. Veçanërisht në studimet e tij për Master që duhet të finalizoheshin me një botim në anglisht, autori thotë se ka përfituar mjaft nga redaktimi shumë herë i poezive në grup ku poezia e gjithsecilit qarkullonte dhe secili jepte një mendim jo vetëm për redaktimin e poezisë së vet por edhe të të tjerëve gjë që solli librin e tij të parë në anglisht “Vdekja e Natës”.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Poezia e Ndrek Gjinit është e kuruar me kujdes, ajo mbështetet në një gjendje metaforike që shtjellohet me një verb poetik të kursyer dhe me gjetje interesante. Në parathënien e librit të dytë, “Shpikja e Këpucëve”, prof.. Adrian Frazier, anëtar i Akademisë Mbretërore Irlandeze dhe ish drejtor i Programit të të Mësuarit Krijues në Universitetin Galluej shkruan, “Poezitë e Ndrek Gjinit janë ato të një poeti të vërtetë. Ai mundet, siç shkruan Uilliam Bllejk, ‘të shoh pafundësinë në një kokrrizë rëre’. Shumë momente të shkurtra të ndërgjegjësimit të tij çojnë në depërtime të shpejta metafizike”.
Poezia e tij priret të zbulojë dhe të shpalosë elemente të humbura të traditës shqiptare dhe humanizmit që po i venit çdo ditë modernizmi, me një gjuhë të hollë e lakonike. Në një poezi të tij, autori shkruan “the invention of the shoe was an early one/ this damning invention/ with its tenderness/ seduced human feet so much/ as to make us not to feel the craving/ for fervent kisses of the earth/ the first human betrayal of land” (shpikja e këpucës ishte një e tillë e hershme/ shpikje e mallkuar/ me butësinë e saj/ e joshi këmbën njerëzore aq shumë/ sa të mos ta ndjente dëshirën e ethshme/për puthjet zjarrmuese të dheut/ tradhëtia e parë ndaj tokës). Poezia e Gjinit nis me një rrjedhë në dukje të qetë që vijon pastaj kërkimin dhe valëzimin në oqeanin e pafund të jetës me mjetet shprehëse të personifikimit, sinektodës dhe inversionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Autori ka shumë vite që mban edhe pozicionin e redaktorit menaxhues në revistën letrare “The Galëay Review” ku edhe ka mbështetur botimin e poezive dhe prozës së shkurtër të disa autorëve shqiptarë. Mendoj se me librin e dytë me poezi në anglisht, Ndrek Gjini arrin një kuotë të re në krijimtarinë e tij. Ky është një botim i përgatitur mirë që i ofron botës së lexuesit anglishtfolës ndjenjat, përjetimet dhe rravgimet e njeriut shqiptar në një botë që po dominohet gjithnjë e më shumë nga globalizmi, me një shprehje poetike të zgjedhur, emocionuese dhe domethënëse.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.