Shpresa që politika të kthehet në të mirë të njerëzve
Ndoshta më i riu në moshë, por me një eksperiencë jo të vogël 34-vjeçari Genti Çela, kryetari i sapozgjedhur i degës së PD në Pogradec, nuk përfaqëson thjesht një aktivist të kësaj force politike.
Një njeri që njeh më shumë se çdo funksionar tjetër politik apo lokal, situatën ku ndodhen bashkëqytetarët e tij.
Angazhimin e ndërmarrë së fundmi në politikë Genti e shikon si një mundësi që duhet të shfrytëzojë në mënyrë që ato familje që i ka ndihmuar me bamirësi, t’iu japë në të ardhmen një zgjidhje më afatgjatë dhe pse jo përfundimtare të gjendjes së mjerueshme ku ndodhen.
34-vjeçari ka në kokë edhe mënyrën se shpreson të ringrejë degën e forcës politike që përfaqëson dhe projektin se kujt duhet t’ia dorëzojë degën që drejton me qëllimin final përmirësimin e jetesës për bashkëqytetarët e tij.