Shpronësimet në Skelë-Ujë i Ftohtë, qeveria shton fondin financiar!

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësime në kuadër të projektit të ndërtimit të segmentit rrugor “Skelë – Ujë i Ftohtë, Bashkia Vlorë (Zona I, Skelë – Shkolla e Marinës).  Vendimi parashikon një vlerë shtesë, prej 5 milion e 403 mijë lekë që i shtohet vlerës së përgjithshme të vendimit të mëparshmë për shpronësime në këtë segment. Kjo shtesë fondi do të përballohet nga buxheti i vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin “Planifikimi urban”.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

SCAN

SHKARKO APP