FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëri/78% e të prekurve janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka informuar se deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë, ku 682 pre tyre janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.

Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik ka bërë të ditur se ”në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”.

Më pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?