FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëri-Gjermani forcojnë partneritetin ekonomik, ministri Hoxha: Rritet interesi për investime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me përfaqësues të një delegacioni biznesi nga landi i Baden-Württemberg, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si një shtysë e rëndësishme drejt integrimit evropian.

Gjatë takimit, Hoxha e cilësoi këtë si një mundësi të vyer për të prezantuar Shqipërinë, zhvillimin e saj të qëndrueshëm, ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe kontekstin më të gjerë evropian dhe global që po ndikon në perspektivën e vendit.

Ai theksoi se takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë dhe komunitetin e saj të biznesit, duke hapur rrugë për mundësi të reja në fushat e investimeve, tregtisë dhe partneriteteve strategjike. ”Rruga e integrimit evropian të Shqipërisë po rrit ndjeshëm tërheqjen e vendit si një destinacion i besueshëm dhe konkurrues për investime”, u shpreh Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri bëri të ditur se gjatë diskutimeve u nënvizua se investimi në Shqipëri sot përfaqëson një pozicionim të hershëm në një ekonomi të ardhshme anëtare të Bashkimit Evropian, me potencial të konsiderueshëm në sektorë kyç të zhvillimit. Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij angazhimi dhe konkretizimin e tij në projekte dhe investime që sjellin përfitime të ndërsjella për të dy vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?