Shqipëri-Greqi, rritje e bashkëpunimit në fushën e Doganave

Shkëmbim më efikas i informacionit midis strukturave inteligjente, bashkëpunim kundër trafiqeve të paligjshëm, lehtësim dhe thjeshtëzim i lëvizjes së pasagjerëve dhe mallrave. Këto ishin temat kryesore që diskutuan gjatë një takimi bilateral të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Arlind Gjokuta me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Greke, Kostandinos Mourtidis.

Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës, dy homologët diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve, që ndikon shumë në sigurinë e të dy vendeve, si dhe të eksperiencave për të përmirësuar punën e Administratave Doganore. Drejtori i Doganave Shqiptare, Gjokuta e njohu homologun grek me disa nga arritjet e administratës që ai drejton, si në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, atyre të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, kontrollit të flukseve të parasë fizike që kalon në kufi dhe kontrabandës së mallrave.

Gjatë këtij takimi u vlerësua me interes për të dy palët shkëmbimi i informacioneve dhe kryqëzimi i tranziteve që nisen nga Porti i Pireut me destinacion Shqipërinë, për të parandaluar kontrabandën. Për këtë do të ndihmojë shumë eksperienca pozitive në shkëmbimin e informacioneve dhe në kryqëzimin e tranziteve në kuadër të projektit të SEED të implementuar nga Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, u dakordësua nga dy drejtuesit e Doganave respektive se ngritja dhe funksionimi i Qendrës Operacionale të Përbashkët me përfaqësues të Policisë dhe Doganave të të dy vendeve, do të shërbejë për zgjidhjen e shumë problematikave kufitare. Një marrëveshje e tillë mes dy vendeve tashmë është drejt përmbushjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?