Shqipëria 15 vite në NATO, Fatmir Mediu takim me ata që kontribuuan si nga PD-ja dhe nga PS-ja

15 vite nga dita kur flamuri i Shqipërisë u valëvit për herë të parë krah atyre të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ish-ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu bëri bashkë politikanë të majtë dhe të djathtë te cilët ndanë kujtimet e tyre. Shqipëria u bë anëtare më të drejta të plota e aleancës në 2009, por për ish-ministrin e Jashtëm Paskal Milo, bashkëpunimi daton me herët.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n u bënë shumë të ngushta, sa në atë kohë për herë të parë qeveria shqiptare kërkoi një mbledhje urgjente të këshillit të NATO-s në Mars 98. Dhe kjo mbledhje u zhvillua vetëm me kërkesë të qeverisë shqiptare, në raport me kërcënimet që i bëheshin rajonit”, tha Paskal Milo.

“Shqipëria de fakto u bë anëtare e NATO-s kur erdhi Presidenti Bush në Tiranë, i cili jo vetëm nga pikëpamja protokollare që ne arritëm kulmin e marrëdhënieve me SHBA, por nga ana tjetër mendoj se dha dy mesazhe substanciale, Shqipëria në NATO dhe padyshim pavarësia e Kosovës”, u shpreh Fatmir Mediu. Sekreti për rrugëtimin e suksesshëm të Shqipërisë për ish ministrin Besnik Mustafaj ishte bashkëpunimi mes të majtëve dhe të djathtëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Procesi i punës, i reformimit dhe i pjesëmarrjes të të gjitha veprimtarive që kishin të bënin me NATO-n, në konceptin e qeverisë që unë bëja pjesë ishte se duhet të ishte një detyrë e përbashkët për të gjithë”, tha Besnik Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?