FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro.

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Projektligji parashikon se nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?