Shqiperia bën mrekullinë.Nga 0-1 kalon në 2 me 1 dhe merr tre pikët

 

Fitorja e dytë e kuqezinjve erdhi në pjesën e dytë përmes dy golave të shpejtë. Armenia ishte e para që realizoi. Movsisyan në minutën e katërt shënoi për epërsinë e parë të armenëve.

Kjo epërsi zgjati deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 70-të, mysafirët mbeten me një lojtarë më pak pasi Hambardzumyan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo “gjunjëzoi” armenët që pësuan dy gola të shpejtë për katër minuta.

Mërgim Mavraj shënoi i pari në minutën e 77-të, ndërsa katër minuta më vonë Shkëlzen Gashi vulosi fitoren e kuqezinjve për të shtuar gjasat për kualifikim.

Fitorja e sotme e ngjet Shqipërinë në vendin e trete pas Portugalise dhe Danimarkes. Me kete te fundit jane me pike te barabarta.

 

 

Ndeshja minute pas minute

Mbyllet sfida, Shqipëria merr fitoren e radhës dhe vazhdon drejt ëndrrës “Francë 2016″

89′ Armenët përpiqen të hidhen në sulm për të tentuar golin e barazimit. Berisha rrezikon gjatë goditje kendi dhe Armenia për pak nuk shënon pasi topi ndalet nga shtylla

81′ PERMBYS REZULTATIN SHQIPERIA. Lenjani merr një pasim në krahun e majtë dhe kroson drejt zonës, Gashi gjendet i pambuluar dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë

79′ Kombinime perfekte mes Cikalleshit dhe Lenjanit, ky i fundit gjendet i lirë para portjerit dhe godet në pozicion të prirët por topi ndalet nga portieri

77′  BARAZON SHQIPERIA. Goditje dënimi për Shqipërinë, Taulant Xhaka kroson drejt zonës dhe aty Mavraj kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë

73′ Cikalleshi sërish i pafat sot. Sulmuesi mer topin brenda zonës dhe godet menjëherë por është përsëri shtylla ajo që i thotë “jo”

71′ Sërish një mundësi e mirë për Shqipërinë. Mvraj mer një top afër 16 metërshit dhe gjuan fluturimthi por topi ndalet me vështirësi nga portieri armen

70′ Armenia me 10 lojtarë. Pixeli ndërhyn keq ndaj Lenjanit dhe arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha

69′ Largohet nga fusha e lojës Odise Roshi dhe në fushë hyn Hamdi Salihi

64′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, ekzekutimin e merr përsipër Gashi që gjuan fuqishëm por topi përfundon ngjitur me shtyllën

63′ Kundërsulm i shpejtë i armenëve dhe për pak portieri Berisha zihet në befasi

58′ Cikalleshi merr një pasim të gjatë dhe pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri

55′ Zbritje e shpejtëe kombëtares shqiptare, Lenjani merr një pasim brenda zonës dhe kthen topin për shokët e tij, aty përfiton Gashi që gjuan me të djathtën, por goditja e tij është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi

52′ Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Agolli në krahun e majtë. Lenjani i gjetur brenda zonës kërcen mbi të gjithë dhe godet, por topi përfundon jashtë

46′ Shqipëria e nis pjesën e dytë me dy zevëndësime,  largohet Memushaj e Abrashi, në fushë hyn Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani

45+1’ Tjetër rast shënimi për Shqipërinë! Sokol Cikalleshi gjuan me kokë, por portieri armen pret topin.

45’ Shqipëria rrezikon sërish përmes një harkimi nga Agolli, por Lorik Cana gjuan vetëm jashtë portës.

44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë. Agolli e merr përsipër duke krosuar drejt zonës por aty nuk munden dot të përfitojnë futbollistët shqiptarë

40’ Cana harkon nga ana e djathtë për një rast tjetër të Shqipërisë, por portieri kundërshtar kap topin.Ermir Lenjani ngrihet në nxemje për Shqipërinë

37′ Karton i verdhë për Pixelin, mesfushori ndërhyn keq ndaj Xhakës

36′ Memushaj merr një pasim perfekt brenda zonës por arbitri ndal lojën për faull të shkaktuar nga mesfushori shqiptar. Rast i dyshimtë

34’ Goditet shtylla e Armenisë! Sokol Cikalleshi gjuajti furishëm, por topi goditi vetëm shtyllën e majtë të portës kundërshtare. Mbetet 1:0 në favor të armenëve.

23′ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Shqipërinë me Odise Roshin, mesfushori kroson rrezikshëm drejt zonës por aty nuk përfiton dot Cikalleshi dhe topi largohet nga mbrojtësit armenë.

20′ Tension në shkallët e stadiumit mes tifogrupeve shqiptare, policia shoqëron disa persona

19′ Cana ndërhyrje të gabuar, ndëshkohet me karton të verdhë

18′ rast ideal për Shqipërinë. Sërish është Agolli që jep një krosim perfekt në zonë nga krahu i majtë dhe aty Abrashi edhe pse shtatshkurtër, kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën

16′ Shqetësim për Hysajn, mbrojtësi ndjen dhimbje në kofshë por vazhdon të mbetet në fushë

14′ Një sulm i shpejtë i Shqipërisë me Roshin. Topi kalon në të majtë te te Agolli dhe ky i fundit e kroson menjeherë drejt zonës, aty Xhaka kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë por goditja e tij përfundon jashtë

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi

Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland

SHKARKO APP