Shqipëria destinacion “Covid Free”, qeveria shton fondin me 100 milionë lekë

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin. Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës ‘COVID FREE’.

Ky vendim i Këshillit të  Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit. Vendimi vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?